FRANCE-Një vajzë 22-vjeçare është ngacmuar nga një burrë në rrugë. Pikërisht përpara një bari një djalë e ngacmon me fjalë vulgare, me të cilat shpesh herë ofendohet një vajzë e re dhe e bukur për ta poshtëruar. Por Marie Laguerre nuk mund të durojë dhe i përgjigjet me të njëjtin ton. Djali më pas e godet me shpulla. Marie nuk tërhiqet dhe njerëzit që janë pranë barit vrapojnë për ta ndihmuar.

Pronari i barit i jep vajzës pamjet e telekamerës së sigurisë për ti dhënë mundësi të bëjë denoncim. Marie vendos ta bëjë edhe publike çështjen duke postuar videon e ngjarjes në rrjetin social Facebook dhe shkruan: “Unë nuk mund të hesht më dhe ne nuk duhet më të heshtim. Më goditi më shpullë në mes të rrugës, në mes të ditës dhe përpara dhjetëra dëshmitarëve.

Kam bërë një denoncim dhe nuk është një histori e izoluar. Ngacmimet ndodhin çdo ditë. Këta burra që besojnë që mund t’i lejojnë vetes të bëjnë gjithçka në rrugë, të na poshtërojnë dhe që nuk durojnë kur në i kthehemi me të njëjtën monedhë, është e papranueshme. Ka ardhur momenti që këto sjellje të mos tolerohen më’.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: