Partizani triumfoi 0-2 në Korçë ndaj Skënderbeut. Ndeshja u zhbllokua në minutën e 15-të, me Bintsouka që ndëshkoi skuadrën vendase.
Për të parë golin e dytë, na u desh që të prisnim fundin e sfidës, ishte pikërisht Bintsouka që “vulosi” ndeshjen, duke kompletuar dopietën personale. Partizani kryeson kampionatin ndërsa Skënderbeu është në vendin e tetë.
Në ndeshjet e tjera të luajtura sot, Tirana-Vllaznia përfundoi 3-4, ndërsa Laçi mundi 2-0 Egnatian.
(J.S/BalkanWeb)