Partizani ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku protagonistë janë tre të larguarit nga ekipi.
Bëhet fjalë për Arinaldo Rrapaj, Andi Hadroj dhe Tedi Carën.
Futbollistët fillimisht shfaqen duke bërë valixhet gati dhe më pas dalin në fushën e blertë ku janë stërvitur dhe kanë fituar shumë herë.
Në fund shkojnë në dhomat e zhveshjes ku përshëndeten me stafin, shokët e skuadrës dhe trajnerin. Ata duartrokiten nga të gjithë dhe më pas Tedi Cara mban një fjalim duke i motivuar për të fituar titullin kampion.