Ky nuk është aspak një derbi i zakonshëm, është sfida më e rëndësishme e futbollit shqiptar, si e tillë mund të vendos jo pak mbi fatet e sezonit por mund të vendos shumë edhe mbi të ardhmen e Franko Lerdës. Në 5 vitet e fundit Partizani jo vetëm që nuk njeh humbje por ka dominuar derbin në çdo aspekt, këtë herë të kuqtë zbresin në fushë me stofin e kampionit në fuqi por nuk shihen favorit. Partizani kanë shfaqur një ekip me limite, shumë të prekshëm në mbrojtje dhe shumë pak efikas përpara porte.

Lerda1
Lerda1

Përgjegjësitë për këtë perfomancë jo pozitive mbi të gjitha bien mbi trajnerin Franko Lerda i cili në asnjë moment nuk ka ngrohur ambientin e kuq. Derbi pritet të jetë një pikë kthese për sezonin e Partizanit, një fitore përballë Tiranës do të rikthente gjërat në normalitet. Lajmi pozitiv është rikthimi i Boldor, mbrojtësi rumun është thelbësor për skemën me 3 që praktikon italiani, sëbashku me Bitrin dhe Belica pritet të formojnë prapavijën. Me grupin ka punuar dhe Bruno Telushi i cili është lideri absolut i mesfushës së kuqe, sëbashku me Melon, Romeron dhe Trashin do të jenë “diga” përpara mbrojtjes. Esat Mala, Solomon dhe Asani do të formojnë treshen e sulmit.

Në konferencën për shtyp, Lerda nuk preferoi ta shoh si ndeshjen e tij të fundit në rast humbje, thjesht për italianin është një ndeshje shume e rëndësishme të cilën dëshiron të fitoj, më pas nuk është ai i cili vendos se çfarë ndodh jashtë fushe.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb