Kombëtarja e drejtuar nga Christian Panucci triumfoi sonte në miqësoren kundër Turqisë me rezultatin 2-3 duke shtuar atmosferën pozitive që ekzistonte në ekip. Pas ndeshjes skuadra është mbledhur edhe një herë në hotelin ku qëndron në Antaly-a për të ngrënë darkë.

Ky moment kërkonte edhe pak ‘sakrifikim’ nga prurjet e reja në kombëtare të cilët duhet të demonstronin talentin e tyer edhe në të kënduar.

Këtë herë ishte radha e Ylber Ramadanit, dhe mjekut të ri, Ardi Qosja. Mesfushori këndoi këngën më të re të Klajdi Harunit dhe Bes Kallakut, “Skifterat”.

Ndërsa, Ardi Qosja, mjeku i ri i Kombëtares, zgjodhi një këngë korçare për të kënduar, e titulluar “Në moshën e dashurisë”. Për më tepër ndiqni videot.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb