Emrat e liderëve botërorë si duket janë kthyer në subjekt këngësh për këngëtarët kosovarë. Pas projektit të ri të Getoar Selimit “Berlusconi” i cili e publikoi dje, një tjetër këngëtar vjen me titullin e këngës së liderit amerikan.

Mozzik sapo ka publikuar këngën “Donald Trump”. Reperi kosovar kishte disa ditë që kishte njoftuar për këngën e tashmë është publike për të gjithë fansat e tij.

Me këto tituj besohet ta mbyllin vitin 2016 këngëtarët kosovarë. “Berlusconi” dhe është realizuar në studion e Big Deal Records, ndërsa xhirimet e videos janë realizuar nga Entermedia. Teksti është shkruar nga vet Ghetto Geasy, i cili ka bërë edhe melodinë.

 


(e.f/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: