Policia e Durrësit shkoi mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e reperit Rigels Rajku “Noizy”, dhe e shoqëruan në polici, pasi motra e Stresit publikoi një video, ku ai gjuante me armë, duke kërkuar sqarim pse ai nuk shpallej në kërkim njësoj si vëllai i saj Arkimend Lushaj, Stresi.

Por, sot Noizy ndodhet jashtë rajonit, duke vazhduar jetën e tij normale. Madje moderatori i “Xing me Ermalin”, Ermal Mamaqi ka postuar një videon në Facebook-un e tij, ku në formë tallëse, bën sikur ndodhet pas hekurave me Noizy-n.

“Erdha me nxjerr këtë nga burgu, më rrasën dhe mu brenda,” thotë Ermali me shaka. “Kush ka mundësi tek burgu të na sjellë cigare, se këtu është si me qenë te markata e peshkut”.

(e.f/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: