TIRANE- Zhvillime të reja në hapësirën mes Presidencës dhe Kryeministrisë.

Ndërsa kryeministri Rama zgjodhi të shkonte në këmbë drejt zyrës së tij, pas përfundimit të takimit me Lulzim Bashën në prani të Presidentit Nishani iu desh të kalonte shumë pranë çadrës së protestës së opozitës, raporton “BalkanWeb” që ka siguruar edhe një video nga ky moment.

Të ndjerë paksa të provokuar protestuesit opozitarë kanë nisur të bërtasin në kor “Rama ik!”, “Rama ik!”.

Nga ana e tij kryeministri iu është përgjigjur duke ngritur dy gishtat lart, raporton “BalkanWeb”.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb