Vijojnë shtëllungat e tymit në Elbasan, si pasojë e zjarrit që një ditë më parë përfshiu fushën e mbetjeve në landfill.

Nga pamjet e siguruara nga gazetari i News24, Fatmir Popja, duken qartë re tymi, në sasi më të vogla se ato të një dite më parë, dhe avuj që dalin nga vatra e zjarrit e shkaktuar në thellësi të fushës së mbetjeve.

 

Në njoftimin zyrtar të një dite më parë, Policia theksoi se dyshohet se shkak i vatrës së zjarrit në landfill ka qenë “një shkëndijë e krijuar si pasojë e përbërjes së mbetjeve”, por pa e specifikuar teknikisht këtë reaksion.

“Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë nga një shkëndijë e krijuar si pasojë e përbërjes së mbetjeve. Grupi hetimor vijon të punën për të përcaktuar  shkakun e saktë të rënies së  zjarrit”, tha policia.

 

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: