Partia Demokratike ka akuzuar sot prokurorin Gent Osmani se është i përfshirë në veprimtari inkriminuese.

Ish-deputeti i PD Ervin Salianji deklaroi përpara zyrave të KPA se prokurori Osmani nuk duhet që të kalojë procesin e Vettingut, për shkak të bisedave të tij me elementë kriminalë si Alfred Alizoti.

Në një bisedë të përgjuar sipas PD, dëgjohet biseda që zhvillohet mes prokurorit Osmani dhe Alfred Alizotit, që Partia Demokratike e paraqet si person të inkriminuar.

Në këtë bisedë, gjithnjë sipas opozitës, Osmani flet me Alizotin për çështje pune dhe i thotë se duhet të jetë në zyrat e tij në orën 10.00. Për Salianjin, një bisedë e tillë dëfton qartë inkriminimin e prokurorit Osmani dhe sipas tij, KPA jo vetëm që duhet të mos e kalojë Osmanin në vetting, por ai duhet që të hetohet për “shpërdorim detyre”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb