SHENGJIN

Erërat e fuqishme të cilat nisën mesnatën duke u gdhirë e mërkurë të shoqëruara edhe me stuhi dhe reshje shiu kanë shkaktuar dëmë të medha në Lezhë dhe Shëngjin. Pemë të thyera, makina të dëmtuara, cadra dhe shezlone të shkatërruara janë disa nga pasojat që ka lënë pas stuhia që preku këtë bregdetin e Shengjinit.

Banorët si dhe pronarë të bizneseve në Shëngjin tregojnë momentet e frikshme kur stuhia e cila zgjati rreth 2 orë nisi të shkatërrojë pjesën e bregdetit.

Si pasojë e motit të keq qyteti i Lezhës por edhe një pjesë e madhe e fshatrave janë pa energji elektrike ku ka patur demtime në rrjet si shkak i erave të fuqishme. Dëmtime kanë pësuar edhe disa linja tension të mesëm dhe rajonet më të prekura nga defektet janë Burreli, Shkodra dhe Durrësi. Punonjësit e OSHEE ndodhen në terren për riparimin e defekteve dhe kthimin e energjisë elektrike.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: