Penalltitë dënojnë Bayern Munich dhe i lejojnë Tottenham të triumfojë në finalen e “Audi Cup”, duke bërë të tijin trofeun e turneut miqësor. Një sukses i merituar për formacionin londinez, që pasi mundi në gjysmëfinale Real Madrid, iu imponua bavarezëve me lojë dhe raste sidomos në pjesën e parë. Sfida u zhbllokua në minutën e 19-të, teksa i harruar nga mbrojtja në shtyllën e dytë, Lamela ndali topin në rrjetë.

Nuk sollën asgjë rastet për shënim dëri në fundin e 45 minutave të para që u mbyllën me epërsinë e Tottenham. Me rikthimin në fushë, të besuarit e Maurizio Pochettino dyfishuan rezultatin në minutën e 59-të me Eriksen. Gjithçka u duk e mbyllur, por këto pritshmëri u rrëzuan shumë shpej. Vetëm dy minuta më pas Arp riktheu Bayern në lojë, duke ngushtuar diferencat në shifra.

1.bild
1.bild

Në minutën e 82-të një tjetër futbollist i ri ndezi shpresat e bavarezëve. Me një goditje të bukur nga distanca Davies barazoi rezultatin, duke bërë që trofeu të vendosej vetëm nga goditjet e 11-metërshave. Në pikën e penalltisë, futbollistët e Tottenham u treguan më të saktë duke fituar 6-4, pas gabimeve të Alaba dhe Boateng.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb