Një situatë pengmarrjeje masive u inskenua në Akademinë e Arteve pasditen e kësaj të enjteje. Ky inskenim erdhi në përfundim të trajnimit 3 javor të zhvilluar ndërmjet Forcave Speciale RENEA, forcave të Batalionit Special të Ministrisë së Mbrojtjes në bashkëpunim me Forcat Speciale Amerikane.

Demonstrime të situatave të rrezikut u zhvilluan edhe në sallën e Teatrit në brendësi të Akademisë së Arteve, ku efektivët treguan gatishmërinë e tyre se si mund të veprojnë në një situatë ku jeta e njerëzve vihet në rrezik. Stërvitja e kësaj natyre dhe demonstrimet kanë marrë shkak edhe nga ngjarjet dhe situatat më të fundit në rajon ku policia po ashtu edhe Ministria e Mbrojtjes duhet të jenë në gatishmëri për të reaguar.

[fbvideo link=”https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/1848805142072515/” width=”500″ height=”400″ onlyvideo=”1″]
(er.nu/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: