Pentagoni ka publikuar pamjet e para të sulmit që solli vrasjen e liderit të Isis, Abu Bakr al-Baghdadi.

Videoja e ndarë në Twitter nga Us Central Command tregon forcat amerikane që i afrohen zonës ku ndodhej Al-Baghdad.

Gjatë një konference, Pentagoni shpërndau shumë foto dhe pjesë videosh, ku duken qartë ushtarët që i afrohen natën rrethimit të kompleksit ku ishte fshehur kreu xhihadist, duke dhënë sqarime të mëtejshme për operacionin.

Vdekja e liderit të grupit terrorist Shteti Islamik Abu Bakër al Bghadadi, u konfirmua edhe nga Donald Trump.

Krimineli që u përpoq aq shumë të tmerronte të tjerët, i kaloi momentet e tij të fundit i mbërthyer nga paniku dhe i frikësuar nga forcat amerikane që po i afroheshin. “Brenda 15 minutave pas vdekjes, ne vendngjarje u krye një test qe vërtetoi se viktima ishte al Baghdad”, -tha presidenti amerikan Trump, në një deklaratë për shtyp.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb