Përfundon edicioni i 55-së së Festivalit të Këngës në RTSH me fitoren e këngëtares Lindita Halimi me këngën ‘Botë’. Kjo këngë do të përfaqësoje Shqipërinë në edicionin e ardhshëm të Eurovizion.

Kënga e saj është vlerësuar me pikët maksimale nga votat e publikut dhe të një pjese të jurisë, ngaqë disa prej tyre të cilët nuk ishin të pranishëm në sallë, dështoi lidhja direkte me ta.

Linda është shpallur fituesja e këtij edicioni, duke fituar në këtë mënyrë biletën për ta përfaqësuar Shqipërinë në “Eurovision 2017.

linda1

“Eurovision” vitin e ardhshëm do të organizohet në Kiev të Ukrainës, në datat 9, 11 dhe 13 maj 2017.

Ky edicion i Festivalit ka qenë një ndër më të komentuarit në rrjete sociale.

Çmimet e Festivalit të 55­ të të Këngës në RTSH kaluan në më shumë se një filtër. Përveç votave të publikut, një traditë e rikthyer kjo në Festival, këngët e mbrëmshme u vlerësuan nga juria qendrore që gjendej në sallën e Pallatit të Kongreseve, e përbërë nga këngëtarja Vikena Kamenica, regjisori Altin Basha, këngëtarja Alma Bektashi, kantautori Vlashent Sata, autori Arben Duka dhe sopranoja Inva Mula.

Përveç jurisë në sallë, këtë herë dhanë votën e tyre edhe disa personalitete të tjerë të muzikës. Elsa Lila, Nertila Koka, Adelina Ismaili, Anjeza Shahini dhe Agim Krajka ishin pesë emrat e mirënjohur të muzikës shqiptare që vendosën për emrat e fituesve, por këta nuk ishin të vetmit emra që vendosën për “fatin” e këngës së këtij viti. Juria e natës finale ishte e ndryshme nga ajo e dy netëve të para. Dy juritë e natës së tretë patën një rezultat të ndryshëm nga votat e publikut, që zinin 40% të rezultatit përfundimtar. Çmimi i parë i Lindita Halimit, ndiqet nga Genc Salihu me çmim të dytë dhe Dilan Reka në vend të tretë. Edhe dy çmimet e tjera do të shkojnë në “Eurosong” si pjesë e delegacionit

Ky festival gjithashtu do të kujtohet edhe për sjelljen për herë të parë të hologramit të këngëtares Vaçe Zela dhe performancës së sopranos me famë botërore Inva Mula.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb