Tirana u mund në miqësoren e tretë në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri, pas fitoreve me Apoloninë dhe Flamurtarin e Kosovës. Ndaj Prishtinës, ekipi i Ze Marias u thye për 25 minuta, ku talenti i klubit kosovar, Korenica, shënoi plot 3 herë.

Tirana ishte shumë e paqartë në fazën krijuese, ku në pjesën e parë veçohet vetëm një traversë në minutat e fundit para pushimit. Në të dytën, Ze Maria hodhi në fushë lojtarë të tjerë, dhe ishte Doka ai që pas një insistimi personal, ia doli të shënojë golin e vetëm për Tiranën.

Tirana-Prishtina 1-3

GOL: Doka 49′ Korenica pen. 10′, 20′, 25′

49′ Doka shënon golin e parë për Tiranën, pas një insistimi të gjatë në zonën e Prishtinës.

45′ Mbyllet pjesa e parë. Tirana-Prishtina 0-3

25′ Korenica gjen edhe golin e tretë personal. Me një të majtë fantastike nga jashtë zone, shtang portierin Abibi.

20′ Prishtina shënon golin e dytë me Korenicën, pas një aksioni ku u pretendua për pozicion jashtë loje.

10′ Korenica shënon me penallti, pas 11-metërshit të shkaktuar nga Berisha.

 

Tirana: Abibi, Berisha, Atingah, Kërçiku, Hoxhallari, Maveje, Karabeci, Hasani, Kobina, Sentamu, Blazhevski. Trajner: Ze Maria

Prishtina: Bekaj, Thaçi, Haliti, Bektheshi, Bashiru, Mustafa, Ahmeti, Korenica, Arago, Mankenda, Jasharoski. Trajner: Mirel Josa

Burimi: http://www.panorama.com.al/video-tirana-kapitullon-per-25-minuta-talenti-i-joses-cmonton-ekipin-e-ze-marias/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: