ELBASAN – Një ‘guerrilse’ e Partizanit u dërgua me ambulancë në spitalin e Elbasanit, pas përleshjes mes policisë dhe tifozëve në minutën e 84-rt të ndeshjes mes Partizanit dhe Skënderbeut në stadiumin ‘Elbasan Arena’.

Mësohet se 18-vjeçarja Trevisa Tufa u ndje keq dhe humbi ndjenjat, pasi policia përdori gaz ndaj tifozerisë së skuadrës kryeqytetase. Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se vajza pësoi konvulsione dhe alivanosje pak sekonda pas hedhjes së gazit.

Për disa minuta, situata në “Elbasan Arena” u bë aq kaotike, pasi policia nuk ngurroi të përdorte edhe forcën ndaj tifozëve, si pasojë e të cilës shumë tifozë mbetën të plagosur. Nga kaosi i shkaktuar dhe ndërhyrja e policisë, disa mbështetës të ekipit të Partizanit zbritën në fushë për të marrë mjekimin e parë.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb