Neymar vijon të jetë mes Barcelonës dhe Parisit, e ardhmja e tij mbetet ende pezull pasi gjërat ndryshojnë nga dita në ditë. Në lidhje me këtë çështje ka ndërhyre dhe C.Ronaldo: “Është një lojtar i madh, me të shkoj shumë mirë. Mendoj se do të qëndroj në Paris, në të kundërt duhet të shkoj aty ku ndihet i lumtur dhe ku mund të shpreh futbollin e tij. Shqetësohem për të pasi me pëlqen ta shoh duke luajtur ashtu siç ai dëshiron”, u shpreh Ronaldo.

Neymar
Neymar

Në fakt e ardhmja e tij sipas “Le Pariseian” mund të vazhdoj të jetë tek PSG pasi drejtori sportiv i klubit, braziliani Leonardo, ka fluturuar në Kinë për tu takuar personalisht me Neymar. Qëllimi i Leos është të bind Neymar të qëndroj në Paris duke parë dhe vështirësitë e mëdha që ka operacioni për ta rikthyer tek Barcelona. Neymar është parë këto ditë i lumtur, kjo dhe si rezultatet i lajmeve që vijnë nga Brazili ku çështja e përdhunimit është mbyllur. Për të zbutur dhe më shumë klimën ka menduar dhe trajneri Thomas Tuchel:

“Nuk ka asgjë të re. Sa më të takon mua, Neymar është pjesë e dhomave të zhveshjes, po stërvitet, është akoma një futbollist i imi”, u shpreh tekniku gjerman.

  • foto galeri
  • foto galeri

Ndryshe nga “Le Parisien”, mediat spanjolle flasin për një sulm të fundit nga ana e Barcelonës për të rikthyer Neymar në “shtëpi”. Klubi “blaugrana” është i gatshëm të përfshijë në këtë tratative futbollistë si Coutinho, Rakitic por dhe Dembele, në çdo rast parashikohen edhe para kesh.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: