LEZHË

Moti i keq ka lënë pasoja të shumta në disa zona të vendit. Reshjet e dendura të shiut pllakosën Shqipërinë në 24 orët e fundit ,ndërsa kjo situatë është shoqëruar me dëmtime të mëdha në banesa dhe në toka bujqësore.

Gazetari i “BalkanWeb”, Elidon Ndreka raporton se në zonën e Kurbinit 350 hektarë tokë kanë përfunduar nën ujë. Gjithashtu probleme të shumta janë shkaktuar edhe në akset rrugore dhe konkretisht në aksin Balldre-Torovicë  rrëshqitjet e gurëve kanë bllokuar qarkullimit duke e bërë edhe më të vështirë situatën.

Nga ana tjetër në aksin Rrëshen-Bukmirë rruga është bërë e pakalueshme si pasojë e rrëshqitjes se dherave por dhe gurëve. Problematika të shumta janë shfaqur në qytetin e Laçit, i cili siç duket edhe nga pamjet është mbuluar nga balta.

(n.m/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: