TURQI- Një stuhi e tmerrshme përmbyti të enjten pasdite Stambollin. Era e fortë dhe furia e ujit rrëmbeu makinat, një vinç shpërtheu, aeroporti u mbyll dhe për shkaqe sigurie u mbyll edhe tuneli Euroazia, që lidh anën aziatike dhe evropiane të Stambollit, trafiku u bllokua në shumë pjesë të qytetit.Edhe me herët gjatë javëve të fundit ka pasur përmbytje dhe pezullim teëtrafikut publik në Stamboll.

Siç raportojnë mediat turke, stuhia ka shkaktuar ndërprerjen e transportit publik dhe ndërprerjen e fluturimeve në aeroporte. Nga stuhi të ngjashme Stambolli ishte përfshirë edhe javë më parë, duke sjellë bllokimin e qytetit të Stambollit për një kohë të caktuar.

(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: