Kjo urë në qytetin spanjoll të Valensias nuk është goditur nga raketat, por nga sasia e madhe e ujit dhe baltës që goditi rajonin te enjten gjatë përmbytjeve masive që deri më tani kanë lënë të vdekur 214 njerëz. Pamjet me dron shpërfaqin një qytet turistik qe nuk ngjason më si i tille. Shiu intensiv i shoqëruar me breshër brenda tetë orësh e shndërroi Valensian ne një zonë të katastrofës natyrore.
Puna e pastrimit te zones nisi në Chiva, rreth tridhjetë kilometra nga Valencia, të dielën (3 nëntor), pesë ditë pas përmbytjeve vdekjeprurëse. Kryeministri i Spanjës Pedro Sanchez njoftoi se qeveria po dërgonte 5,000 trupa të tjera të ushtrisë për të ndihmuar në kërkimet dhe pastrimin, përveç 2,500 ushtarëve të dislokuar tashmë.
“Situata në të cilën po jetojmë është tragjike. Është dramatike. Pothuajse me siguri po flasim për përmbytjet më serioze që ka parë kontinenti ynë deri më tani këtë shekull. Dhe jam i vetëdijshëm se përgjigja që po jepet nuk është e mjaftueshme. E di që ka probleme dhe mungesa të rënda, njerëz të dëshpëruar që kërkojnë të afërmit e tyre. Njerëzit që nuk mund të hyjnë në shtëpitë e tyre. Shtëpi të shkatërruara dhe të varrosura nga balta. E di që duhet të bëjmë më shume”.
Tragjedia është tashmë katastrofa më e rende ne Europe e lidhur me përmbytjet që nga viti 1967, kur të paktën 500 njerëz vdiqën në Portugali.