Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Fier-Levan në vendin e njohur si “Qafa e Koshovicës”. Tre mjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe ka mbetur i plagosur një prej drejtuesve i cili është dërguar në Spitalin Rajonal Fier.

Aksidenti Fier (1)
Aksidenti Fier (1)

Trafiku rrugor është rënduar në të dy anët e rrugës, jo vetëm për shkak të aksidentit në fjalë, por edhe pasi tashmë shtohet fluksi i automjeteve që lëvizin në këtë rrugë, e vetmja që lidh bregdetin e jugut me pjesën tjetër të vendit.

Në vendin e ngjarjes ndodhen uniformat blu, të cilat po orientojnë qarkullimin e mjeteve, ndërsa mësohet se po punohet për të gjetur shkaqet e përplasjes së tre automjeteve.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb