Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në autostradën Levan- Tepelenë, në vendin e quajtur Buzmadh.
Dy furgonë janë përplasur me njëri- tjetrin dhe për pasojë janë lënduar 6 pasagjerë.
Sipas informacioneve paraprake, të lënduarit me dëmtime të lehta janë dërguar menjëherë drejt Spitalit Rajonal Fier, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Në vendngjarje ndodhet policia dhe grupi hetimor të cilët po punojnë për zbardhjen e detajeve të aksidentit.
“Informacion paraprak
Rreth orës 17:10, në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”, automjeti tip furgon me drejtues shtetasin A. P., është përplasur me një automjet tip furgon me drejtues shtetasin A. B.
Si pasojë e aksidentit është dëmtuar drejtuesi i automjetit shtetasi A. B., i cili u transportua në spital për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën.
Gjithashtu në spital kanë shkuar për kontroll mjekësor dhe 6 pasagjerë që udhëtonin me 2 furgonat.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit”, njofton policia.
(Balkanweb)