Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Fierit. Aksidenti ka ndodhur në Unazën Lindore të qytetit te Fierit.

Dy automjete, një “Volkswagen” dhe një “Cryisler” janë përplasur me njëri-tjetrin duke sjellë dëme materiale.

Fatmirësisht drejtuesit e dy mjeteve kanë marrë vetëm lëndime të lehta. Përplasja ka sjellë rëndim të trafikut dhe për të disiplinuar lëvizjen janë vënë në shërbim efektivë të policisë rrugore.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: