Një aksident ka ndodhur në autostradën Fier-Lushnje. Mësohet se një kamion, me targa Kosove, i cili transportonte kripë, është përplasur me një autoveturë, tip “Mercedes Benz”, në zonën e njohur si Vajkan, në këtë autostradë.

Siç mund ta shihni dhe në videon që gazetari Ervis Kuçi sjell në redaksinë e “BalkanWeb”, nga përplasja kamioni ka përfunduar i përmbysur në pjesën anësore të rrugës, por fatmirësisht nuk ka pasur dëme në njerëz.

Pranë vendit të ngjarjes ka shkuar policia rrugore, e cila po kryen të gjitha veprimet për të gjetur shkaqet e këtij aksidenti, e ndërsa momentalisht kamioni i ngarkuar me kripë, ndodhet i përmbysur anës rrugës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: