Ndërsa qytetarë të shumtë nga Shqipëria dhe jashtë vendit vazhdojnë të frekuentojnë plazhet, nuk mungojnë edhe situatat e konflikteve në jug.

Në një video të siguruar nga gazetari Enrik Mehmeti për “Balkanweb”, një qytetar shihet teksa debaton me policinë. Policët shprehen se personi që debaton ka shkelur ligjin, ndërsa ai pretendon se nuk ka bërë asnjë lloj shkeljeje.

Siç shihet edhe nga video, mes qytetarit dhe policëve zhvillohet një bisedë relativisht e gjatë. Qytetari thotë disa herë “shyqyr që më erdhët”, ndërsa policia thotë se ka shkelje ligjore në plazh. Polici i shfaqur në video i thotë qytetarit se duhet të shkojë në komisariat për sqarime.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb