DIBËR

Këto janë pamje nga përplasjet e ndodhura mbrëmjen e kaluar para KZAZ numër 19 në Dibër. Videoja është vënë në dispozicion nga strukturat e Partisë Socialiste në Dibër, e cila përmes pamjeve tregon atë se çfarë ka ndodhur jashtë KZAZ-së pak minuta para mesnatës së djeshme.

Nuk kanë munguar përplasjet mes Policisë dhe qytetarëve, ndërsa ka patur edhe të plagosur, mes tyre edhe punonjës policie.

Gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm janë shoqëruar 15 persona si dhe priten edhe disa shoqërime të reja në lidhje me përplasjet e djeshme në KZAZ e Dibrës.  Gazetari i “BalkanWeb”, Enver Doçi raporton se mbështetësit e opozitës janë bërë bashkë dhe po vijojnë protestën para komisariatit të policisë.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb