“San Paolo” përjetoi një natë të magjishme, Napoli thyen kampionët në fuqi të Champions League duke siguruar një fitore të pastër 2-0. Liverpool u dorëzua në një 90-minutësh të interpretuar në mënyrë perfekte nga djemtë e C.Ancelottit. Të mirë organizuar në aspektin taktik, të aftë për të neutralizuar krahët e “The Redas”, Salah e Mane dhe i lanë pak hapësira në qendër Friminhos. Dy ekipet zbritën në fushë shumë të kujdesshme duke qene të vetëdijshëm se çdo gabim, çdo hapësirë mund të kushte shumë.

Ancelotti kishte formuar një mur të vërtetë në prapavijë, të gjithë në një formë shumë të mirë fizike. Pavarësisht se Liverpool kishe zbarkuar në Napoli me artilerinë e rëndë, ku vetëm Alisson mungonte nga finalja e një sezoni më parë, të kuqtë nuk ishin të qarë në 25 metrat e fundit. Napoli i rezistoi çdo sulmi ndërsa shfrytëzuan çdo detaj, i tillë ishte dhe ai minutën e 82-të ku Robertson shkaktoi faull në zonë ndaj Callejon. Mertenz u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë duke kaluar Napolin në avantazh. Në kohën shtesë, blutë goditën sërish me Llorenten i cili shfrytëzojë një përgjumje totale të mbrojtjes duke hipotekuar fitoren e Napolit në grupin E i cili pas ndeshjeve të para kryesohet nga Salzburg që luajti tenis me Genk duke i mposhtur me shifrat 6-2.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb