GJERMANI- Një kamion ka hyrë mes një turme njerëzish në një merkatë Krishtlindjesh në Berlin duke shkaktuar një tragjedi të vërtetë siç raportojnë mediat që të ngjan me masakrën e “Nicës” mbrëmjen e 14 korrikut 2016-të. Deri më tani flitet për 12 të vdekur dhe 48 të plagosur.

Ngjarja ka ndodhur pranë një kishe, ku kamioni ka hipur me shpejtësi mbi trotuar dhe ka marrë përpara stenda dhe njerëz. Kisha është në mes të merkatës së Krishtlindjeve, që është e vendosur në qendër të pjesës perëndimore të qytetit. Policia ka arrestuar shoferin e kamionit dhe ka vrarë bashkëpunëtorin e tij.

[fbvideo link=”https://www.facebook.com/morgenpost/videos/10154704983066236/” width=”500″ height=”400″ onlyvideo=”1″]

Mediat shkruajnë se kemi të bëjmë me një sulm. Mendohet deri tani se janë 50 të persona të plagosur.

Në nëntor, Departamenti Amerikan i Shtetit ka lëshuar një paralajmërim për “rrezik të lartë nga sulmet terroriste në Evropë, sidomos gjatë sezonit të festave të fundvitit”.

ARRESTOHET SHOFERI, VRITET BASHKËPUNËTORI. ISIS MERR PËRGJEGJËSINË
Policia gjermane ka arrestuar shoferin e kamionit që hyri mes turmës duke vrarë të paktën 9 persona dhe plagosur mbi 50 të tjerë, ndërsa bashkëpunëtori i tij është vrarë në vendin e ngjarjes. Policia iu ka kërkuar qytetarëve të qëndrojnë në shtëpitë e tyre. ISIS merr përgjegjësinë e sulmit

berlin 2

Mjeti një “Scania” i madh i zi, hyri mes turmës që ndodhej në tregun e madh të Krishtlindjeve pranë kishës memoriale “Perandori Wilhelm”. Mediat lokale duke cituar burime nga policia, thonë se shenjat e para tregojnë për një sulm terrorist.

Policia tha se kamioni vinte nga “Rruga e Budapestit” dhe u ngjit mbi trotuar duke iu drejtuar pemës së Krishtlindjeve.


Policia ka pastruar zonën dhe vullnetarët kanë ngritur pika informacioni për të ndihmuar të afërmit në kërkim të njerëzve të tyre.

Tregu i Krishtlindjeve është pastruar dhe një zëdhënës i policisë tha se ka shqetësime se aksidenti mund të ketë shkaktuar edhe një rrjedhje gazi.

Një dëshmitare, Emma Rushton, tha se kamioni çau përmes duke i shtypur njerëzit nën rrota.

Dëshmitarët gjithashtu thanë se kamioni ishte me shpejtësi rreth 40 km në orë. Videot e publikuara tregojnë se si njerëzit ndihmojnë personat e plagosur që ndodhen përtokë.

Në korrik të këtij viti një kamion hyri mes turmës në qytetin e Nicës në Francë. Ngjarja tragjike ndodhi në një nga vendet më të populluara të Nicës, në “Shëtitoren e Anglezëve” (Promenades des Anglais), teksa mijëra njerëz ishin mbledhur të festonin Ditën e Pavarësisë së Francës dhe po shijonin festën e fishekzjarreve.

Terroristi franko –tunizian, Mohamed Lauezh – Bulel, 31 – vjeç, u fut në shëtitore me një kamion 25 tonësh dhe mori para dhjetëra njerëz. Bilanci ishte katastrofal, mbi 80 të vdekur dhe mbi 200 të plagosur.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb