6 ndeshje radhazi pa pësuar humbje, mbi të gjitha fitorja në derbi i dha sezonit të Partizanit një impuls të ri. Franko Lerda vendosi të ndryshoj, kaloi ekipin në mbrojtjen me katër, hoqi dorë nga disa kokëfortësi personale, i dha Trashit dhe disa titullarëve të tjerë atë që i takonte dhe tashmë e sheh vetën në krye.


Partizani
Partizani

Nga një sezoni që nisi në mënyrën më të keqe të mundshme, ku u thyen që në javën e parë përballë Kukësit e deri një javë përpara derbit, ku të gjithë ishin në dyshim pas humbjes kundër Laçit, sot pas përfundimit të fazës së parë Partizani e sheh veten sërish në krye. Të kuqtë kanë gabuar më pak se të gjithë në 6-të javët e fundit, kanë ditur të fitojnë në një transfertë shumë të vështirë si ajo e Vllaznisë dhe tashmë pas mposhtën edhe Skënderbeun rikthehen atë ku mbyllën sezonin e fundit, është momenti që edhe Franko Lerda mund të buzëqesh:



“Jam i kënaqur sepse lojtarët bënë një ndeshje të mirë. Kemi qenë agresiv dhe për këtë pjesë jam shumë i kënaqur me djemtë”, u shpreh Lerda pas fitores 3-1 kundër Skënderbeut. Tashmë vjen dhe pjesa më e vështirë, Lerdës dhe Partizanit i duhet të ruajnë vendin e parë, kalendari i rezervon Kukësin, një tjetër pretendent për titull: “Është një kampionat mjaft i ekuilibruar! Kemi një ditë më pak se Kukësi për të rikuperuar për ndeshjen e radhës. Do t’i shikojmë ndeshjet një nga një dhe më pas do të bëjmë llogaritë”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb