Të dielën pritet të përurohet “Air Albania Stadium”, por ndërkohë në Budapest po zhvillohet një ceremoni fantastike për përurimin e “Pushkash Arena”, impiantit më modern në Hungari me 68 mijë vende dhe me 5 yje dhe që ka kushtuar rreth 620 milionë euro.

Në ceremoninë e përurimit është prezent edhe kreu i UEFA-s, Aleksandër Ceferin. Slloveni merr pjesë kështu në një tjetër ceremoni të madhe përpara se të vijë të dielën në Tiranë për përurimin e “Air Albania Stadium”.

“Pushkash Arena” është ndëtuar mbi rrënojat e stadiumit të vjetër “Ferenc Pushkash”, ndërsa pavarësisht kosotove shumë të larta të tij, federata hungareze, nuk ka preferuar ta shesë emrin e stadiumit duke lënë atë të legjendës së futbollit hungarez dhe atij botëror, pavarësisht kostove të cmendura të stadiumit të ri, që e kanë futur te një prej stadiumeve më të shtrenjtë në Europë.

Kujtojmë që Hungaria po ndryshon infrasntrukturën e futbollit në vend, teksa më herët janë përuruar impiante fantastike si “Groupama Arena” me 24 mijë vende, “Mol Arena” me 15 mijë vende, “Haladas” me 9 mijë vende, “Rudolf Stadion” me 5 mijë vende dhe shumë impiante të tjera moderne të gjitha të stilit anglez dhe me tribuna të mbuluara.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb