Më 28 janar Manchester City eliminoi Cardiff në “FA Cup” duke siguruar fazën e ardhshme, por jo çdo gjë shkoi siç duhet pasi Leroy Sane ‘braktisi’ sfidën pas një ndërhyrje horror të Xho Bannet.


Nga pamjet dukej e frikshme pasi Sane ishte afër një frakture dhe pritej të qëndronte larg fushave për një kohë të gjatë. Pep Guardiola të shtunën para ndeshjes me Leicester zbuloi: “Ai është shumë më mirë tani, por nuk besoj të jetë i gatshëm për ‘Champion League’. Thjesht vrapon në stërvitje.”

stervitja
Këto parashikime të Guardiolës janë sfumuar pasi mediat në Britani raportojnë se 22-vjeçari sot është stërvitur me pjesën tjetër të skuadrës, duke treguar formë fizike shumë të mirë. Për më tepër këmbëmajti gjerman ka udhëtuar sot së bashku me pjesën tjetër drejt Zvicrës për përballjen në “Champions” që do të luhet kundër Bazel ditën e nesërme.
udhetimi
Një lajm ky që ka bërë Pep Guardiolën të buzëqeshë pavarësisht faktit se Sane është pothuajse e sigurtë se nuk do të luaj titullar.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb