Ishte përkufizuar si testi i parë i forcës për Tiranën, bardheblutë nuk reziston përballë Kukësit duke pësuar humbjen e parë sezonale. Mema ishte i qartë përpara këtij takimi, e rëndësishme për bardheblutë ishte të mos dilnin të humbur, në fund ofensiva e Shpëtim Duros bëri diferencën duke u rikthyer prepotent në garën për titull. Realist përpara sfidës, realist edhe në fund, Mema ishte nga të paktën në shtëpinë e Tiranës që nuk u ndal te detajet por pranoi humbjen dhe përgëzoi kundërshtarin:

Pasi dështuan në testin e parë të forcës, Tirana duhet të bëjë llogaritë këtë të dielë me një tabu shumë të madhe, presin Partizanin në derbin e kryeqytetit. Prej 5 vitesh bardhblutë nuk njohin fitore në sfidën më të bujshme të futbollit shqiptar, kjo është një statistikë të cilën Mema kërkon ta thyej këtë të dielë. Si rrallë herë në vitet e fundit, Tirana vjen favorite në sfidën përballë Partizanit, është më lart se të kuqtë në shumë aspekte, kanë sulmin me të mirë, kanë mbrojtjen më të mirë, janë më lart në tabelën e klasifikimit. Partizani po kalon një moment shumë të vështirë në këtë fillim sezoni, në letër kjo duket fundjava perfekte për të thyer këtë tabu e cila rëndon shumë mbi një klub si Tirana. Ndaj Partizanit nuk është vetëm një ndeshje prestigji është një ndeshje që vlen shumë dhe për objektivat e Tiranës këtë sezon, dy humbje radhazi do të ishin tepër.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: