Champions League duket si një turne nga një tjetër planet për Atalantan, bergamaskët nuk kanë as forcën e as shkëlqimin e tyre në Serie A, thjeshtë janë të pafuqishëm përballë ekipeve si Man.City. Vetëm një shkëndije e Malinovskyi në minutën e 28-të nuk mjaftoi për të dale më pikë nga “Etihad Stadium”, “qytetarët” përmbysën gjithçka brenda pjesës së parë me Agueron që realizoi një “dopjetë” golash për 4 minuta.



Show i ekipit të Pep Guardiolës vijoj edhe në pjesën e dytë ku stafetën e mori Sterling me një tripletë. Ofensiva e Pep ishte thjeshtë e papërmbajtshme duke vallëzuar në zonën e Atalantas, një mbrëmje e gjitha për tu harruar edhe për qendërmbrojtësin e Kombëtares, Berat Gjimshiti, titullar dhe 90 minuta në fushë:


Gjimshiti
Gjimshiti

“Në golin e parë ishte në dyshim, të ndiqte topin apo të markonte Agueron, më pas çmontohet si e gjithë prapavija, nota 4,5 për Gjimshitin”.

Fitorja me “manita” i jep Man.City kreun e Grupit C në kuotën e 9-të. Sfida tjetër e këtij grupi, Shakhtar-D.Zagreb përfundoi në barazim 2-2, me kroatët që e shohin veten në vendin e 2 me 4 pikë po aq sa dhe Shakhtar, mbyll grupin me 0 pikë Atalanta.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb