Duket se “thesaret” e kishës katolike në Shqipërinë e epërme nuk kanë të sosur për vetë faktin se i mbijetuan mizorive të komunizmit.
Në fshatin Mzi të Pukës, familja Osmani arriti të ruante një prej pikturave fugure mjaft të vjetra të Jezu Krishtit me Zojën e Bekuar. 98 vjeçari Preng Pashk Osmani, i cili mban ende origjinalin e kësaj pikture në shtëpinë e tij e konsideron atë si një pasuri të vyer. Mendohet që piktura, vepër e da Vinçit të jetë mbi 400 vjeçare, ndërsa është bërë dhuratë nga Vatikani përmes ipeshkvit të Shkodres për kishën e Mziut në vitin 1902.
Preng Pashk Osmsni tregon se si prifti katolik i zonës porositi që kjo fugure duhet të ruhej, por pa e ditur askush ekzistencën e saj.
Për ekzistencën e saj në trarët e kullës së Osmanajve ne Mzi të Pukës nuk dinte as familja deri kur ne fillim të viteve 90 Prenga i rikthej një kopje të kësaj fugure kishës katolike.
Burri shekullor i familjes Osmani çdo ditë kryen ritualin e lutjeve pranë kësaj fugure, pikturë të cilën familja Osmani e ka shumëfishuar dhe e përdor si dhuratë të çmuar për miq të veçantë.