RUSI

Kamerat e sigurisë të vendosura në shtyllat elektrike në Moskë kanë kapur momentin kur një aeroplan i vogël ka rrëshqitur në pistë dhe ka përplasur tokën me “hundë”.

E gjithë kjo skenë ka ndodhur në aeroportin e “Sheremetyevo” teksa piloti ka humbur kontrollin dhe aeroplani më pas bën lëvizje të lirë në pistë.

Të ndodhur përballë kësaj situate, autoritetet menjëherë kanë mbyllur aeroportin , ndërsa hetimet vijojnë për të përcaktuar shkaqet e incidentit.

Mediat vendase nuk raportojnë për persona të lënduar edhe pse nuk dihet ende numri i pasagjerëve, që ishin brenda aeroplanit në kohën e avarisë.

(n.m/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb