Këto pamje filmike tregojnë momentin kur një pilot turk imiton kuzhinierin më të famshëm të botës të njohur si Salt Bae, duke hedhur bombat nga avioni me mënyrën karakteristike që kuzhinieri hedh kripën në pjatat që gatuan.

Kuzhinieri Nusret Gokce u bë i famshëm vetëm falë një video ku ai shfaqet duke prerë mish dhe mënyra si i hedh kripën tërhoqi vëmendjen e të gjithëve, duke marrë 12 milionë klikime në video.

Njerëz nga e gjithë bota kanë kopjuar Salt Bae, dhe duket se këtë e ka bërë një pilot i Forcave Ajrore turke në momentin që lëshon bombat nga avioni ndaj luftëtarëve të ISIS në Siri.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: