Recete nga znj Eneida
Përbërësit
4-5 presh mesatarë
300 gr miell misri
300 ml hirrë
100 gr djathë të bardhë
Majdanoz
Vaj ulliri
Kripë
Piper i zi
1 lugë pluhur pjekës
Përgatitja
Preshtë i presim në feta dhe i skuqim në vaj ulliri deri sa të zbuten. Shtojmë kripë, majdanoz dhe piper të zi. Në një enë shtojmë miellin e misrit, pluhur pjekës, hirrën, 2 lugë gjelle vaj ulliri dhe kripë. Trazojmë brumin dhe shtrojmë gjysmën në tavë. Shtojmë preshtë e skuqur, thërrmojmë djathin e bardhë dhe shtojmë gjysmën tjetër të pispilisë lart. E lyejmë me vaj ulliri dhe e pjekim me 220 gradë për 40 minuta.