Flavio Sulejmani ka gjetur golin me ekipin U-20 të Lacios. Sulmuesi shqiptar shënoi në minutën e 11-të të sfidës së sotme, për t’i dhënë avantazhin skuadrës së tij kundër Sampdorias.
Një ndeshje kjo e vlefshme për javën e nëntë të “Primavera”. Goli i Sulejmanit u shënua përmes penalltisë dhe është i dyti këtë sezon.
Kujtojmë se 18-vjeçari është pjesë e Shqipërisë U-19. Në miqësoren e fundit kundër Malit të Zi asistoi një gol në fitoren 3 me 2, teksa ishte dhe kapiten i ekipit.