Një situatë kaotike është shënuar në Parlamentin e Hong Kong-ut, ku deputetët e opozitës, të cilët mbështesin protestuesit, kanë penguar kryeministren Kerri Lam të mbajë fjalën e saj. Kjo ka shkaktuar përleshje masive në Parlament, por nuk e ka penguar kryeministren të japë mesazhin e saj.



“Do të ftoj drejtuesit e komunitetit, ekspertët, akademikët për të bërë një analizë të thellë për konfliktet sociale në Hong Kong, për të cilat do të përpiqemi më pas të japim edhe një zgjidhje”, ka thënë ajo, ndërsa salla gumëzhinte nga protestat dhe përleshjet. Mediet e huaja kanë publikuar momentet e përplasjes mes deputetëve, ndërsa opozitarët shfaqen me pankarta në duar, ku shfaqet kryeministrja me duart me gjak.


  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Protestat në Hong Kong nuk ndalen prej muajit mars, edhe pse qeveria u tërhoq nga ligji për ekstradimin e të burgosurve drejt Kinës. Ata kërkojnë respektim me rigorozitet të të drejtave të njeriut.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb