“Prestige Resort” është i mbushur me pushues të shumtë edhe në javën e fundit të tetorit. Kushtet atmosferike favorizojnë ata që kanë zgjedhur bregdetin për të marrë rrezet e nxehta të vjeshtës. Pushuesit që kishin ardhur me familjet apo dhe në grupe shoqërore nga Kosova shprehen se tashme e kanë bërë zgjedhjen e tyre për verën e ardhshme.

Ndonëse kjo është fundjava e fundit e tetorit madje edhe e vjeshtes, ditët me diell dhe temperaturat e larta kanë rikthyer pranë detit pushues të shumtë.

Temperaturat  e larta kane nxitur pushues vendas dhe të huaj te zgjedhin resortin më të bukur të zonës “Prestige Resort” për të kaluar ditët e më së shumti fundjavën, duke shijuar diellin ende të ngrohtë.

Nën rrezet e diellit, pranë kaltërsisë së detit , të mahnitur nga bukuria dhe qetësia që “Prestige Resort” ofron, ata kalojnë orë të bukura larg zhurmës dhe stresit të qyteteve.

Vetëm gjatë kësaj javë janë regjistruar mbi 100 prenotime nga pushues me shtetësi të ndryshme, kryesisht të ardhur nga Tirana, Kosova dhe gjithë rajoni.

Me familje apo grup shoqëror, për herë të parë apo vizitorë të përhershëm, pushuesit shprehen  të kënaqur që brenda këtij resorti të mrekullueshëm kanë gjetur gjithçka që kanë dëshiruar  madje thonë se për  verën tjetër  e kanë bërë tashmë zgjedhjen e tyre.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb