Që prej mbrëmjes së djeshme, metropoli verior, Shkodra është nën ethet e përballjes së Kombëtares shqiptare me atë spanjolle.

E tifozët që nuk i kanë munguar kurrë Shqipërisë e kanë kthyer Shkodrën në arenë feste. Një prej gruptifove më të famshëm ai i Plisave të Prishtinës është edhe më i papërmbajtshmi. Tifozët nuk janë ndalur që prej ditës së djeshme, duke e mbushur pedonalen e qytetit me këngë patriotike, thirrje e fishekzjarrë.

Madje tifozët kanë ndezur edhe flakedanët që i japin Shkodrës një atmosferë spektakolarn. Nuk mungojnë as thirrjet kundër serbëve.

Shqipëria ndeshet sot me Spanjën në kuadër të eliminatoreve të botërorit Rusi 2018. Deri tani Shqipëria kryeson grupin G me 6 pikë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: