Politika shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, ka shpërthyer në akuza të forta ndaj partive politike shqiptare, teksa ka thënë se i ka përçarë shqiptarët, në vend që t’i bashkojnë.

Në një video të publikuar nga zëvendëskryeministri Bujar Osmani, Ahmeti në një intervistë për TV21 shfaqet me nerva dhe duke i rënë tavolinës me dorë disa herë.

“Le të mbledhin mendtë dhe të organizohen t’i bashkojnë shqiptarët dhe jo t’i përçajnë shqiptarët. I kanë bë pikë e pesë shqiptarët. Turp më vjen të shkoj nëpër takime, nga gjashtë delegacione shqiptare janë atje. I kemi thënë vetes shqiptarë me shkollë me universitet, çfarë universitetet kemi ne, çfarë shkolle kemi ne, turp i botës është kjo, gjashtë delegacione shqiptare, dy maqedonase.

Me horra nuk ulem, me horra jo. Vjen BESA me gjashtë veta brenda vetes se nuk i besojnë njëri tjetrit, Sela me tre a katër, Thaçi me dy a tre, Ahmeti me dy a tre, Ostreni me dy a tre, kjo është turp. Dhe po më flisni këtu se unë i kam ofenduar ata. Gjema shembullin më të vogël dhe unë do të tërhiqen nuk do t’i nënçmoj shqiptarët”, me nervozë është shprehur Ahmeti.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb