Ajo njihet për natyrën e saj ‘shpërthyese’ dhe tepër spontane, por duket se me këtë rast ka treguar më shumë seç duhet. Bëhet fjalë për aktoren Ana Lika, e cila tashmë është pjesë e spektaklit “Dance With Me”.

Gjatë xhirimeve të emisionit ‘Mos i fol shoferit’, Rudina Dembacaj ka qenë me një prej të ftuarve të saj në makinë duke xhiruar, pikërisht me Graciano Taganin, kur vendosi që të marrë në telefon Anën. Pyetjes se Rudinës se çfarë ishte duke bërë, Ana iu përgjigj shumë ‘rëndë’ ndërsa tha; “Hiç po rri, po ngrof p***in”.


Fill pas këtij episodi, Rudina është detyruar ta mbyllë telefonatën, ndërsa të dy me Gracianon kanë shpërthyer në të qeshura. Ndërkohë, aktorja ka publikuar videon në instagram, ndërsa shkruan; “Besoj se e kuptuat njëherë e mirë që mua s’duhet të më merrni kurrë me viva voce aq më tepër nëpër emisione”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb