Ky është një moment dramatik, kur një grua shihet e varur jashtë dritares së një apartamenti në katin e 16-të, pasi rrëshqiti dhe përfundoi jashtë teksa ishte duke pastruar dritaret.
Incidenti ka ndodhur në Guaruja në afërsi të qytetit të Sao Paolos në Brazil. Pastruesja ka mbetur e varur jashtë dritares për më tepër se pesë minuta. Pamjet amatore tregojnë gruan që mbahet në dritare në katin e 16-të.
Edhe dëshmitarët në ato momente, që ishin poshtë pallatit kanë bërtitur, pasi mendonin edhe më të keqen për gruan. Disa persona, arritën ta kapin për bluze dhe ta ngjisin lart. Gruaja në video është vërtetë me fat!
(Balkanweb)