Policia e Shtetit ka publikuar pamjet nga arrestimi i 28-vjeçarit Sadetin Erkoçeviq, i cili cilësohet si person me rrezikshmëri të lartë shoqërore.


I riu u arrestua mbrëmjen e djeshme në kryeqytet, në rrugën ‘Bilal Xhaferri’, teksa ishte përgatitur për të kryer një vrasje.

Gjatë kontrollit policor atij iu gjet edhe një armë, një pistolete e tipit ‘Bereta’, me 14 fishekë dhe një fishek në fole gati për qitje. Në pamjet e arrestimit shihet i riu, me pranga në duar dhe kokën ulur, ndërsa është veshur me të bardha.


  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)


Etiketa: