Paul Pogba, mesfushori i Francës, ka qenë shumë i entuziazmuar dje pas fitimit të Botërorit.

Në një moment, teksa ishte ‘live’ në ‘instagram’, 25-vjeçari ka bërë një veprim të pamenduar. Shtatlarti i cili shfaqej me kupën e Botës në duar dëgjohet teksa citon shprehjen e bërë të famshme nga anglezët: “It’s coming home”.

Sigurisht që pas dështimit të ‘Tre Luanëve’ dhe në kontekstin të cilin e thotë Pogba kjo është një tallje për vendin e mbretëreshës. Pogba e ka kuptuar këtë dhe menjëherë ka kërkuar falje. Ai thotë: Më falni, vetëm për të qeshur, vetëm për të qeshur, më falni”.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb