Qyteti i Pogradecit dhe Korçës është mbuluar nga reshjet e borës me intesitet deri në mesatar të cilat kanë nisur rreth orës 18:00.
Aktualisht, nuk janë raportuar problematika në qarkullimin e automjeteve ndërkohë mjetet borëpastruese ndodhen në terren për çdo situatë të krijuar nga moti për pastrim dhe kriposje.
Përsa i përket zonave të tjera të qarqeve janë regjistruar më së shumti reshje shiu ndërsa në zonat malore rreshje shiu/dëbore.
Nuk dihet ende nëse kjo kthesë e papritur e motit do të ketë ndikim negativ në bujqësi.
(BalkanWeb)