Juve thërret dhe Inter përgjigjet mes drithërimave. Në “Mapei Stadium”, ekipi i Antono Cotes siguroi një fitore të vyer që i jep mundësinë të mbaj hapin e “Zonjës së Vjetër”, diferenca me kreun është vetëm një pikë. Zikaltërit krijuan iluzionin e një transfertë të lehtë ku L.Martinez kaloi Interin në avantazh që në minutën e 2-të. Pa shijuar ende plotësisht avantazhin, Berardi barazoi shifrat për Sassuolon në minutën e 16-të.

Fundi i pjesës së parë ishte një show personal i R.Lukakut me belgun i cili realizoi një dopjetë golash, fillimisht në minutën e 38-të ndërsa në të 45-tën u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Historia mbeti i pandryshuar deri në minutën e 71-të ku Martinez realizoi golin e dyte personal duke kompletuar “pokerin” ziklatër. Conte kërkoi të freskoi ekipin por nuk i kishte bërë mirë llogaritë me Sassuolon teksa vendasit realizuan 2 gola duke ngushtuar diferencat në 3-4. Minuta e fundit nuk sollën ndryshim rezultati me Interin që largohet me pikë të plota.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb