TIRANË

Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta është arrestuar sot me urdhër të SPAK, i cili ka vendosur detyrim paraqitje për ish-bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi dhe ka vendosur dhe dy masa të tjera sigurie për dy persona.

“BalkanWeb” ka siguruar pamjet nga momenti i arrestimit të Metës. Siç shihet në videon e filmuar nga qytetarët, makina e tij është ndaluar në mes të trafikut në rrugë pranë Kthesës së Kamzës dhe është rrethuar nga forcat e policisë dhe BKH-së.

Fillimisht është zbritur shoferi, i cili ka bërë rezistencë disa çaste më pas i janë vënë prangat. Pas tij është arrestuar kreu i PL. Forcat e policisë që kanë bërë arrestimin kanë qenë me maska dhe lëviznin me makina civile.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb